Xhokonda vesh fanellën e ‘Gjelave’, tërbohen italianët

Franca e festoi gjithë natën triumfin në finalen e Kupës së Botës, hera e dytë që trofeu madhështor shkon në Francë.

Edhe llogaria në Tëitter e Muzeut të Luvrit ka nderuar fitoren në një mënyrë vërtet origjine. Përgëzimet për Francën kanë ardhur direkt nga “Xhokonda”, që është veshur me fanellën franceze.

Natyrisht, kanë nisur polemikat e zakonshme në aksin Itali-Francë (si mund të mungonin?), sepse shumë tifozë italianë kanë komentuar se Xhokonda është italiane dhe Franca nuk ka të drejtë ta veshë me fanellën e Francës.

“Na ktheni Xhokondën, hajdutë”, “Francezët që festojnë me Xhokondën italiane”, “Kështu gjejnë mënyrën për të marrë hak për finalen e 2006?”,  ishin disa nga komentet e shumta, por kishte edhe përgjigje nga francezët: “Sa për informacion, Xhokonda iu shit mbretit Fransua I nga Leonardo da Vinçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *