Xhimshiti drejt Rusisë, Atalanta frenon marrëveshjen

Mos u trembni, nuk është se Atalanta u befasua nga lojtarit shqiptar, thjesht ka nevojë për shërbimet e tij në stol. Një nga mbrojtësit e qendrës së skuadrës italiane, Varnier, u dëmtua në gju duke lënë një hapësirë të  madhe në mbrojtje.

Drejtuesit e klubit po mendojnë nëse duhet ta mbajnë mbrojtësin Berat Xhimshiti, apo ta lënë të iki. Tekniku Gasperini nuk ka ndonjë simpati të madhe për të dhe aq më pak të jetë surprizuar nga aftësitë e tij. Ai nuk e ka në plane.

Nga krahu tjetër, shtatlarti ka arritur marrëveshjen me klubin rus të Krasnodarit për t’u transferuar në kampionatin e këtij shteti. Lojtari i Shqipërisë është gati për t’u larguar në Rusi, pasi atje e dojnë dhe janë dakort dhe për kushtet financiare, por tashmë problemi mbetet te Atalanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *