Xhevdet Shabani, nga Teuta tek Ferronikeli

0

Ferronikeli bën një goditje surprizë në merkaton e shitblerjes së futbollistëve në Kosovë. Kryesuesit e kampionatit afruan në grupin e tyre ish sulmuesin e Teutës, Xhevdet Shabani. Skuadra nga Drenasi kompletohet kështu në repartin e avancuar por nuk përjashtohen edhe afrime të tjera gjatë ditëve të ardhshme. Edhe pse Shabani kishte oferta nga disa klube kosovare, ai zgjodhi të bashkohej me ekipin nga Drenasi që këtë sezon është në garë për titullin kampion.

Bashkëpunimi mes palëve do të zgjasë 6 muaj por në rast se ish sulmuesi i Teutës do të shfaqë një formë të mirë, nuk përjashtohet mundësia që kontrata të zgjatet edhe për një sezon shtesë. Ferronikeli u shpall kampion i dimrit, duke e mbyllur vitin 2014 me 2 pikë më shumë se Hajvalia pas 16 javëve të para në Raifaisen Superliga e Kosovës. Viti 2015 do të startojë zyrtarisht në datën 1 Mars ku Ferronikeli do të udhëtojë në fushën e Llamkosit. / Super Sport

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.