Xhevahir Sukaj objektiv për sulmin, nisin bisedimet

0

Largimi i Tomislav Bushiç drejt Teutës së Shkëmbit ka lënë një gropë në repartin ofensiv të Flamurtarit, por drejtuesit kanë vepruar shpejt dhe janë në bisedime për afrimin e një sulmuesi me emër në vendin tonë.

Xhevahir Sukaj është sulmuesi që po tentohet nga vlonjatët. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se është në bisedime dhe ende nuk mund të konsiderohet i mbyllur transferimi i tij te Flamurtari.

Shkodrani e nisi sezonin me Laçin, por u largua shpejt. Sulmuesi është pa ekip që nga ndeshja e fazës së parë me Kamzën, por ai është gati të riniset me Flamurtarin. Cilësitë e Sukajt dihen, pasi i ka treguar në të shkuarën te Vllaznia e Partizani, si dhe jashtë vendit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.