Xhelati i ISIS, tifoz i Manchester United

0

Jihadi John video grabs from Steven Sotloff beheading videoXhon

I njohur me nofkën “Jihadi John”, identeti i vërtetë i njeriut me maskë që del në videot terrorizuese me prerje kokash është një i ri nga Kuvajti, i rritur në Londër

 

Mohammad Emwazi. Eshtë ky emri i xhelatit të ISIS, prerësi i kokave, që ndryshe njihej edhe me nofkën Jihadi John. Më në fund, pas shumë kohësh hetime dhe analizime filmatosh, është shfaqur identiteti i tij dhe, madje, foto kur ishte ende një nxënës në një shkollë në Londrën Perëndimore, në zonën e Kuins Parkut. Madje, sipas “Daily Mail”, xhelati i ISIS-it, që ka prerë më shumë se 20 koka deri tani dhe është bërë një nga killer më të kërkuar në botë, ka pasur një ëndërr: të bëhej futbollist. Familja e tij u transferua nga Kuvajti për në Britani, duke marrë edhe nënshtetësinë dhe azilin më pas. Mohammad Emwazi, madje, është tifoz i çmendur pas Mançester Junajtidit, ekipi ku ëndërronte të luante kur ende shumë i vogël, vetëm 5-vjeç, shkelmonte topin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image