Xheko: Me fat me Empolin, duhet të japim akoma më shumë

Fitore e vuajtur e Romës në transfertë përballë Empolit me rezultatin 0-2, por rëndësi kanë tre pikët. Fitorja e katërt rresht për verdhekuqtë, ndërsa sulmuesi Edin Xheko është i lumtur për fitoren dhe golin e tij. Boshnjaku e pranon që kishin pak fat në penalltinë e humbur të vendasve, të cilët kishin shansin më të mirë për të barazuar golin e Nzonzit.

Kaputo e humbi shansin e tij, ndërsa Xheko nuk fali pesë minuta përpara fundit, duke vulosur fitoren e Romës. Gjiganti i sulmit ka folur për ndeshjen, rikthimin e ekipit te rezultatet e mira dhe kërkon nga ekipi që të japë akoma dhe më shumë.

RIKTHIMI – “Nuk ka qenë një periudhe e lehtë, por jemi rikthyer te rezultatet pozitive. Empoli luan një futboll të bukur, gjynah për ta, por më mirë për ne. Shpresoj të bëjnë sa më shumë punë, Andreazolin e njohim dhe i urojmë më të mirën.”

FITORJA – “Luajtëm mirë dhe ishim me fat te penalltia e Empolit. Ishte e rëndësishme të fitonim. Tashmë janë ndeshjet e kombëtareve dhe jemi më të qetë. Ishte e rëndësishme të shënoja, sepse ne sulmuesit jetojmë për golin. Ishte e rëndësishme të fitonim, por jam i lumtur për golin tim.”

GRUMBULLIMET – “Mos ta ekzagjerojmë, nuk i kemi fituar ndeshjet për shkak të grumbullimeve të skuadrës. Sigurisht që na kanë shërbyer, sepse kemi qëndruar bashkë dhe kemi diskutuar. Ndodh që të humbasësh, por jo me mënyrën që po luanim. Kemi filluar të vrapojmë të gjithë më shumë dhe të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin.”

ECURIA – “Kemi fituar katër ndeshje rresht dhe kjo është e rëndësishme për besimin e grupit, por skuadra duhet të japë më shumë. Na presin ndeshje të rëndësishme pas pushimit dhe shpresoj që të gjithë të japim diçka më shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *