Xheko-Inter, gjithçka varet nga një juventin

0

Inter dëshiron të nënshkruajë me dy sulmues qendre. Romelo Lukaku dhe Edin Xheko janë emrat që ka vendosur Antonio Konte në tavolinën e Marotës. Edin Xheko është më afër zikaltërve, duke parë vlerën e tij më të ulët se belgu në merkato. Në fillim të verës u lançua se klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e boshnjakut.
Gjithsesi, tani gjithçka ka ngrirë dhe arsyeja është Gonzalo Higuain. Kryeqytetasit nuk duan ta largojnë Xhekon pa ardhur një zëvendësues në “Olimpico”. Argjentinasi është i zgjedhuri dhe po negociohet me Juventusin për të sjellë “El Pipitan” në kryeqytet.

Pa u mbyllur operacioni për ish-madrilenin, Xheko nuk do të zbarkojë në “San Siro”. Ndërkohë, Konte vazhdon të ushtrojë presion mbi klubin për të firmosur sa më shpejt më një bomber. Faza pregatitore ka nisur dhe për trajnerin nuk është gjë e mirë mungesa e një bomberi sepse edhe ambientimi do të vonohej.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.