Xheko: Fitore e bukur, jo aq e lehtë sa duket

0

Sulmuesi i Bosnje-Hercegovinës, Edin Xheko, na shënoi sot dhe ishte ndër më të mirët në fushë.

Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Nuk ishte e lehtë, ne luanim me disa të rinj, që janë e ardhmja e kombëtares sonë. Arritëm një fitore të bukur, kundër një rivali aspak të lehtë, që vjen nga Euro 2016. Kisha përballë Strakoshën, e njoh mirë nga ndeshjet me Lacion, po rritet mjaft mirë si portier, ka të ardhme të shkëlqyer.

“Shqipëria ka lojtarë cilësorë, që luajnë edhe në kampionate të fortë, si në Serinë A, me lojtarë si Hysaj që është shumë i fortë.

“Kualifikimi në Botëror? Ne shpresojmë, kemi përpara ndeshjen kundër Greqisë, që është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne. Duam fitoren dhe shpresojmë të ecim në rrugën drejt objektivit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.