Xheko drejt largimit, trajneri Fonseka telefonon sulmuesin e njohur

0

Roma po bën gati një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. I larguari Manolas është zëvendësuar nga italiani Xhanluka Mançini, ndërsa në mesfushë krahas të riut Amadu Diauara pritet të vijë dhe francezi Veretut nga Fiorentina. Megjithatë, çështja kryesore mbetet sulmi.

Trajneri i ri i Romës Poalo Fonseka është angazhuar vetë për të bindur argjentinasin Gonzalo Higuain. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, tekniku portugez ka pasur një bisedë telefonike me “El Pipitën”, ku është munduar ta joshë që t’i bashkohet projektit të tij.

Transferimi i 31-vjeçarit në kryeqytet ka ende shumë pengesa. Paga prej 7 milionë eurosh në sezon ëhstë e papërballueshme nga financat e Romës, ndërsa në të njëjtën kohë duhet gjetur gjuha e përbashkët me drejtuesit e Juventusit.

Gjithsesi, lajmet që lidhin Romën me Higuain e bëjnë të qartë faktin se verdhekuqtë po kërkojnë një zëvendësues për Edin Xhekon. Boshnjaku ka dhe një vit kontratë në kryeqytet, por dita ditës po përflitet gjithmonë e më shumë për një kalim te tij tek Interi ose në kampionatin kinez.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.