Xhejms: Me ardhjen time i fitojmë të dy trofetë

0

Çdo ditë e më shumë po fiton zemrat e tifozëve të Skënderbeut dhe largimi i Peter Olayinkës nuk po ndjehet. Xhejms Adeni nuk kishte si  të mungonte dje me golin e tij. Pas ndeshjes nigeriani për gazetën ka thënë: “E dinim që vetëm fitorja na çonte më tej dhe u futëm në fushë me besim të plotë se do ta fitonim këtë takim. Kundërshtarin e njihnim mirë, pasi na kishte hapur shumë punë në dy ndeshjet e para të vitit dhe trajneri na bëri të ditur se do të gjenim një ekip që vrapon shumë dhe luan mirë. Mendoj se pjesën e parë ishim padronë të fushës dhe bëmë mirë çdo dalje. Fitorja ishte rezultati që na duhej dhe ia arritëm qëllimit, pavarësisht ndryshime në ekip. Goli është ai që më kënaq më shumë, pasi më bën të kuptoj se jam përshtatur mirë me këtë ekip. Tani të shohim përpara në kampionat, pasi kemi ndeshjen kundër Tiranës. Besoj se këtë vit, me ardhjen time, i fitojmë të dy trofetë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here