Xhejdon Sanço hero në Dortmund, i ka thënë “jo” Bajernit

0

Xhejdon Sanço, është emri kryesor që përmendet në ambientet e Borusias së Dortmundit dhe Bundesligës. Anglezi u transferua këtë verë në “Signal Iduna Park”, ku u ble nga Mançester Siti dhe po bën një sezon fantastik momentalisht.

Pikërisht lidhur me kohën kur Dortmund e bleu nga Siti, në mediat gjermane ishte diskutuar se për talentin anglez, një interes të madh ka pasur dhe Bajerni i Mynihut, por ky lajm nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht. Gjithsesi, ditët e fundit duket se drejtori i Bajern, Hasan Saliamixhiç, ka folur në lidhje me këtë çështje.

“E vërteta është që Bajerni u mundua të firmoste me Sançon dhe kishte bërë një ofertë për të, por për fat të keq lojtari e refuzoi”, tha për “Sportbild” drejtori i bavarezëve.

Tashmë, Sanço duket se përveç golave dhe asisteve të dhëna për ekipin, ka bërë dhe tifozët “të dashurohen” akoma më shumë me të, për faktin se ka refuzuar rivalin e tyre kryesor për titull. Talenti 18-vjeçar është grumbulluar dhe me kombëtaren e Anglisë, për të dytën herë radhazi, pas paraqitjeve fantastike me verdhezinjtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.