Xhanluixhi Bufon, “zbutësi” i “kafshëve”!

0

 

Portieri bardhezi neutralizon dy sulmet më të forta në botë (Barcelona dhe Monako, më shumë se 200 gola në total në të gjitha kompeticionet) dhe veç trofeut, do të tentojë Topin e Artë edhe pse e quan “jo të domosdoshëm”

Jo vetëm Higuain. Në mbrëmjen magjike të Champions League të Juventusit, në Monako, ka rënë në sy edhe një tjetër protagonist, që tashmë s’ka nevojë më për publicitet apo për elozhe. Ndoshta, sepse vërtet metaforat dhe përcaktimet për të kanë mbaruar… Xhanluixhi Bufon ka “kyçur” portën e Juventusit dhe, kështu si e ka nisur, mund të arrijë edhe rekordin e vendosur nga Jens Lehman, që me Arsenalin në vitin 2006 arriti në 853 minuta pa pathyeshmëri. Menjëherë më pas, një tjetër ish-juventin, Edvin Va nder Sar, që te Ajaksi arriti të mbante rrjetën e paprekur për 658 minuta, ndërsa aktualisht portieri bardhezi nuk pëson gol që prej sfidës ndaj Seviljes, më 22 nëntor 2016.

Teksa arbitri mbrëmë ka vërshëllyer fundin e sfidës, minutat e pathyeshmërisë për “Shën Xhixhin” kanë shkuar në 531. Kanë kaluar pesë muaj e gjysmë që kur atë ditë, porta bardhezi u mposht.

Përbindësh – Për t’u kuptuar, Bufon nuk është se ka bërë thjesht detyrën, por më shumë se kaq. Deri tani, në plot 270 minuta, nuk ka pësuar gol nga dy sulmet më të forta në botë këtë sezon. Barcelona e treshes fenomenale Mesi-Suares-Nejmar, por edhe Monako e talentit dhe gjuetarit të golit, çiftit Mbape-Falkao. Praktikisht, Barcelona këtë sezon ka realizuar 104 gola në kampionat, ndërsa Monako plot 95 gola. Të dy bashkë, 199 gola.

Por, ai, legjenda e portës bardhezi, për të cilin duket se akrepat e orës qëndrojnë në vend, ka ndaluar këto dy sulme bombastike, duke konfirmuar se pika më e fortë e “Zonjës” është prapavija. Edhe mbrëmë, në “Louis II”, portieri i Italisë ka qenë deçiziv në të paktën dy ndërhyrje: te Mbape, në pjesën e parë, dhe ndaj Falkaos dhe Zhermein në pjesën e dytë.

Sigurisht, edhe nëse nuk do të pësonte gol për pjesën tjetër të kompeticionit, pra në dy ndeshjet e mbetura, sidoqoftë s’do të arrinte Lehman: takimi me historinë, do të shtyhet sezonin tjetër, por kjo është gjëja që më pak i intereson Xhixhit. Sepse, mjafton edhe të pësojë gol në Torino ndaj Monakos, apo ndaj Realit në finale, por në fund të ngrejë atë kupë që kurrë s’e ka fituar në karrierë.

Por, duke njohur mirë portierin bardhezi dhe duke ditur se për rekordet është një “përbindësh” (ka atë të Serisë A me 974 minuta pa pësuar), do të tentojë edhe këtë tjetër mrekulli.

Topi i Artë – Triumfe skuadre, si fitorja e Champions League, por edhe personalë. Sepse falë paraqitjeve të tij në Europë dhe Itali, Bufon shpreson që të kandidojë për fitimin e “Topit të Artë” përballë një kanibali si Kristiano Ronaldo. Një sfidë që mund të jetë, me shumë siguri, “rima” e finales së Kardifit.

531 minuta

pa pësuar gol ka shkuar seria e pathyeshmërisë së Xhanluixhi Bufonit në Champions League

100 ndeshje

ka luajtur Bufon në Champions, duke arritur Maldinin e Milanit, të përfshirë në rekordet e paraqitjeve të një lojtari që ka veshur vetëm një fanellë

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image