Xhani De Biazi e thotë hapur: Dua të kthehem!

Xhani De Biazi, pas largimit nga Shqipëria, provoi një eksperiencë në Spanjë në krye të Alaves. Nga atëherë është folur shumë dhe ofertat nuk i kanë munguar italianit. Mezi pret të nisë të trajnojë dhe këtë e ka shprehur në një intervistë të dhënë për Torinogranata.it.

“Tani po bëj komentatorin në RAi për emisionin ’90 minuti”, por shpresoj që të kthehem të trajnoj sezonin e ardhshëm”, thotë mes të tjerash Xhani De Biazi, i cili nuk mund të përjashtohet edhe si një opsion për të zëvendësuar Kristian Panuçin në kombëtaren tonë.

“Kam refuzuar disa mundësi që më ofruan Frozinone dhe Venezia, por nëse arrin një propozim interesant për sezonin e ardhshëm, do të pranoj. Kam shumë dëshirë të kthehem të trajnoj dhe mendoj se i kam aftësitë për ta bërë diçka të tillë”, përfundoi tekniku italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *