Xhakomo Vrioni hedh foto në stërvitje me Kielinin, por ka një ngatërresë të madhe

0

Xhakomo Vrioni ndoqi rrugën e Rei Manajt në muajin janar. Futbollisti shqiptar la ekipin e Çitadelës në Serinë B italiane për t’ju bashkuar gjigantëve të Juventusit. Sulmuesi do të luajë me 23-vjeçarët e bardhezinjve në Serinë C të Italisë, për të bindur më pas me paraqitjet e tij drejtusesit e “zonjës së vjetër” për një vend në ekipin e parë.

Ndërkohë, Vrioni ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram” një foto me një prej simboleve të Juventusit, mbrojtësin Xhorxho Kielini. Kjo ka bërë që të shkaktohet edhe një ngatërresë e madhe, duke menduar për një ftesë të Sarrit në drejtim të talentit shqiptar për tu stërvitur në ekipin e parë. Por e vërteta ka qenë e ndryshme, pasi ishte pikërisht Kielini ai që iu bashkua 23-vjeçarëve për tu stërvitur me ta pas rikthimit nga dëmtimi. Më pas mbrojtësi italian do të ketë mundësinë të vijojë trajnimin e tij në mënyrë normale me bardhezinjtë e Mauricio Sarrit.

Gjithsesi Vrioni ia ka dalë të marrë një shije nga ekipi A. Të kesh përballë një lojtar si Kielini dhe të testosh aftësitë me një mbrojtës të nivelit të tij nuk është pak. Madje është diçka që çdo sulmues do e dëshironte./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.