Xhaka shkëlqen si mbrojtës, Bazeli eliminon PSV-në nga Champions-i

0

Bazeli ka mposhtur 2-1 PSV-në në sfidën e kthimit dhe janë zviceranët ata që kalojnë në fazën tjetër të Champions League, duke përmbysur humbjen 3-2 në Holandë. Taulant Xhaka luajti 90 minuta këtë sfidë si mbrojtës i majtë, ku u ndëshkua me karton të verdhë.

Përveç ndëshkimit, lojtari kuqezi bëri një ndeshje shumë të mirë, duke fituar shumë duele një kundra një me sulmuesin Bergujin dhe me mbrojtësin Dumfris, që shpeshherë dublonte nga e djathta. Golat për Bazelin u shënuan nga Komert dhe Van Volfsinger, ndërsa për miqtë e PSV-së shënoi Bruma.

UEFA Champions League

Bazel – PSV  2-1 (2-3)
Komert 8’, Van Volfsinfer 68’ / Bruma 23’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.