Xhaka-Rashica dhurojnë spektakël, ndeshja e luksit mbyllet në paqe

0

Granit Xhaka dhe Milot Rashica, dy nga yjet më të futbollit shqiptar, organizuan një ndeshje miqësore sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku në fushë zbritën miqtë e të dy futbollistëve. Kjo ndeshje u mbyll e barabartë me rezultatin 4-4.

Xhaka dhe Rashica arritën të shënonin, duke çuar peshë të pranishmit në stadium. Edhe futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit nuk munguan. Mavraj dhe Lenjani kishin minuta, madje ky i fundit shënoi dy gola për ekipin e Rashicës. Një eveniment që ndodh për herë të parë në trojet shqiptare dhe në “Fadil Vokrri” u shijua një spektakël i rrallë.

MIQËSORE

Xhaka – Rashica   4-4

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.