Xhaka mëson emrin e trajnerit të ri, Bazeli i beson Kolerit

0

Kriza që ka përfshirë ekipin e Bazelit që në fillim të kampionatit solli dhe shkarkimin e trajnerit Rafael Viki, ndërsa vendi i tij iu besua përkohësisht legjendës së klubit zviceran Aleksandër Frai, por në sytë e drejtuesve ish-sulmuesi nuk është ende për të marrë në dorë “frerët” e ekipit më të madh të momentit në Zvicër.

Kreu i ri i bankinës së Bazelit pritet të jetë tekniku 57-vjeçar Marsel Koler. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja zvicerane “Blick”, që konfirmon se palët kanë rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare. Ish-tekniku përfaqësueses austriake ishte shumë pranë firmës me kombëtaren e Izralit, por oferta e Bazelit ka qenë e pa rezistueshme për Kolerin, i cili kthehet së drejtuari një klub pas nëntë vitesh.

Koler pritet të fillojë stërvitjen në fundjavë. Pritet më interes të shikohet dhe marrëdhënia që do të ketë trajneri i ri me mesfushorin e kombëtares shqiptare Taulant Xhaka, i cili për momentin po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.