Xhaka mban në lojë Arsenalin, Murinjos i mbetet Europa League

0

Ishte e logjikshme qoftë edhe duke parë vetëm kalendarin: Mançester Junajtid duhet të përqendrohet te një kompeticion dhe tashmë Zhoze Murinjo ka zgjedhur Europa League.

Sot Junajti u mund 2-0 në Londër nga Arsenali, në një sfidë që mban gjallë shpresat e pakta të “Topçinjve” për vendin e katërt dhe nxjerr jashtë loje “Djajtë e Kuq”.

Me një formacion më të kompletuar nga sa pritej, Junajtid nuk u lodh shumë dhe sapo Granit Xhaka gjeti golin e parë të ndeshjes, mbaroi gjithçka.

Mesfushori zhbllokoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, ndihmuar nga një devijim fatlum.

Gol që dërrmoi Junajtid, sepse Uellbek shënoi 3 minuta më pas, në të 57-ën, duke mbyllur gjithçka.

Kampionati mbaroi për Junajtid, vazhdon ende për Arsenalin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image