Xhaka lë Arsenalin, projektohet kalimi i bujshëm në Spanjë!

Granit Xhaka duket se mund t’i ndajë rrugët me Arsenalin që këtë verë, teksa për mesfushorin ka interes të madh nga Spanja.

Sipas asaj që raporton “AS”, Atletiko Madrid është futur vrullshëm në garë për shqiptarin, teksa e sheh si zëvendësuesin ideal të Rodrit në mesin e fushës. Gjithsesi, i pari në listën e Simeones është Markos Jorente i Realit.

Në rast se transferimi i spanjollit tek Atletiko dështon, atëherë Xhaka sipas gjasave mund të kalojë në Madrid. Kujtojmë, Arsenali pagoi plot 45 milionë euro verën e vitit 2016 për të siguriar shërbimet e Xhakës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *