Xhaka: Jam ambicioz, Arsenali s’ka pse të jetë ndalesa ime e fundit

0

Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për medien zvicerane “tagblatt”, ku ka folur në lidhje me karrierën e tij dhe kombëtaren zvicerane. Është vetëm çështje kohe para se Xhaka të marrë shiritin e kapitenti te përfaqësuesja helvete. Megjithatë respekti për liderin aktual, 35 vjeçarin Stefan Lishtajner është i padiskutueshëm.

LISHTAJNER – “Kam respektin më të madh për Lishtajner dhe karrierën e tij të mrekullueshme. Nëse luan aq shumë vjet për Zvicrën, ke lënë një trashëgimi që s’mund të harrohet”.

KRITIKAT NDAJ TRAJNERIT – “Çdokush që thotë se Petkoviç është një trajneri i keq, nuk ja ka idenë fare futbollit. Nuk dua t’i provokoj personat që mendojnë kështu, por Petkoviç deri më tani ka bërë 80% të punës së arritur nga Hicfeld para tij”.

MOTIVIMI NGA BABAI – “Babai më shikon çdo ndeshje dhe më komplimenton kur bëj mirë, por gjithmonë më thotë që të shikoj për më lart. Më motivon shumë fakti se pak më parë babai im më tha: Granit sot ishe i shkëlqyer! Kjo s’kishte ndodhur kurrë më parë dhe më bën që të punoj akoma më fort. Jam një njeri ambicioz, nuk është e thënë që Arsenali të jep ndalesa e fundit e karrierës sime”, përfundoi Xhaka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.