Xhaka i kthehet polemikave me tifozët dhe me ironi: Më ofendonin për lojën, unë nuk isha në fushë

Granit Xhaka po përjeton një nga momentet më të vështira në karrierën e tij. Kjo arriti kulmin e saj në përballjen mes Arsenalit dhe Crystal Palace, ku gjithë stadium vërshëlleu mesfushorin shqiptar. Ambienti te Arsenali nuk është aspak i mirë dhe mbështetës, ndërsa kritikat ndaj Xhakës u bën vërtet shumë të tepruara dhe të ekzagjeruara.

Këtë herë është Xhaka që i rikthehet sërish temës së vjetër duke komentuar këtë çështje. Pavarësisht se u la disi mbrapa krahëve, por vetë futbollisti nuk mund ta harrojë kaq lehtë atë shije të hedhur që i lanë mbështetësit e klubit, madje duke thënë se u kritikua edhe pse nuk kishte qenë në fushë.

“Kur numri im u shfaq për ndryshim dhe për të dalë nga loja, tifozët tanë shpërthyen me gëzim. Kjo më goditi shumë dhe më bëri nervoz. Ishte shumë e dhimbshme dhe zhgënjyese. Edhe tani nuk e kuptoj një reagim të tillë, veçanërisht këtë dhunë dhe armiqësi ekstreme të drejtuar kundër meje.

Për aq kohë sa mund të kujtoj, tifozët kanë qenë gjithmonë pjesë e sportit që bëj. Dhe që në fillim kisha shumë respekt për entuziazmin e tifozëve dhe vështirësitë që ata durojnë për të na mbështetur. Kritika e tyre, kur është e drejtë, ju bën të rriteni si sportist. Dhe forca dhe energjia që ata sjellin në lojë bën që çdo sportist ta dashurojë edhe më shumë futbollin. Ndihem si anëtar i një familje të madhe të futbollit, por kur armiqësia ju takon dhe familja juaj që fyhet, ju dhemb shumë.

Nuk dua të them që nuk pranoj kritikë. Nëse grupi dhe unë nuk luajmë mirë, duhet të marrim të gjitha vërejtjet në zemër dhe të punojmë për të. Nuk ka kuptim për mua dhe dobëson shpirtin e ekipit. Njerëzit më ofendojnë për mënyrën sesi luajta kohët e fundit. Problemi është se nuk kam qenë as në fushë në atë kohë. Eshte e mrekullueshme”, mbylli me ironi Xhaka. /Sport Ekspres/