Xhaka është i rëndësishëm, Arsenali i rinovon kontratën

Dy sezone më parë Granit Xhaka kaloi nga Gladbahu tek Arsenali dhe ishte një goditje e rëndësishme për klubin anglez. Sezoni i fundit shkoi keq në fakt dhe pati kritika edhe për mesfushorin e Zvicrës, por realisht shqiptari është shumë i vlerësuar nga klubi. Trajneri i ri Unai Emeri e ka ndër të preferuarit e tij dhe ka këshilluar klubin që të mos e lëshojë.

Sot ka ardhur edhe rinovimi për mesfushorin, i cili sot ka rinovuar.

Për 25-vjeçarin është në vlerësim i madh dhe Xhaka nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij: “Jam i lumtur dhe krenar që po rinovoj. Shpresoj të kemi rezultate të mira me të ardhmen”.

I kënaqur edhe Emeri: “Jam i kënaqur, ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe do të vijojë të zhvillohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *