Xhaferri merr për dore Ilirinë ndaj Besës

Iliria dhe Besa janë përballur sot mes tyre në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku”. Ky takim është fituar nga skuadra fushkrujase me rezultatin e ngushtë 2-1.

Për skuadrën e drejtuar nga Fatmir Sala të dy golat u realizuan nga Denis Xhaferri, lojtar i cili u mor nga Kastrioti në merkaton e kësaj vere. Iliria duket se është gati për nisjen e kampionatit më 9 shtator.

Miqësore – E shtunë, më 1 shtator

Iliria – Besa 2-1[Shënues: Denis Xhaferri (2)]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *