Xeka: Luzi do të bëjë surprizën, ju tregoj çfarë na motivon!

0

Sulmuesi i Luzi 2008, Orges Xeka, nuk e mendon vetëm një shetitje sfidën e së enjtes me Shkumbinin. Në deklaratën e tij për SportEkspres.com, ai thekson se stadiumi “Loni Papuçiu” do tu japë fatin e munguar dhe ata shkojnë në këtë sfidë me bindjen e plotë të kualifikimit. Shkumbinin e vlerësojnë si skuadër eksperience, por nuk i tremben për të arritur fitoren.

SHKUMBINI – “Ndeshja me Shkumbinin për ne ka vlerën e gjithë sezonit. Është një skuadër që ka më shumë eksperiencë se ne në futbollin shqiptar, por aktualiteti na vendos si të barabartë përballë. Të enjten në “Loni Papuçiu” të Fierit ne do bëjmë surprizën, duke menduar se jemi në gjendje që të fitojmë e të ngjitemi në Kategorinë e Parë. Surprizat gjithmonë janë pjesë e futbollit”.

MOTIVIMI – “Në ‘Loni Papuçiu’ ne nuk do të shkojmë për 90 minuta shëtitje. Nga ana e Presidentit të skuadrës, Albert Lushaj është premtuar një premio e madhe për fitoren, dhe ky do të jetë edhe një motiv plus që skuadra ta kalojë me sukses sfidën me Shkumbinin. Të enjten do na besoni”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.