Wilder zbulon kundërshtarin e radhës, një kubanez gati për hakmarrje

Boksieri i njohur i peshave të rënda Deontay Wilder ka bërë të ditur emri e kundërshtarit të tij të radhës me anë të një postimi në rrjetet sociale. Përballë kampionit të konfederatës “WBC” do të vihet kubanezi Luis Ortiz.

Wilder dhe Ortiz janë ndeshur një vit më parë në një duel që përfundoi me fitoren e Wilder me nokaut. Megjithatë, Ortiz iu afrua shumë pranë suksesit historik në raundin e shtatë, por kubanez ishte i pafat, pasi gongu i erdhi në ndihmë kundërshtarit të tij.

https://www.instagram.com/p/ByBkpcrhOmh/?utm_source=ig_web_copy_link

Publiku amerikan ka qenë i dyzuar pas këtij një njoftimi. Një pjesë janë shprehur të kënaqur për përsëritjen e përballjes, duke e konsideruar Ortiz si një rival të denjë për titullin kampion bote, por pjesa tjetër priste që Wilder të pranonte ftesën për të hyrë në negociata me mbajtësin e katër brezave kampion bote, Anthony Joshua.

Wilder (majtas) dhe Ortiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *