Wilder rikthehet në ring, njihuni me kundërshtarin e kampionit të botës

0

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka konfirmuar në një dalje për shtyp se kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë bashkëkombësi i tij Dominic Breazeale. Dueli do të zhvillohet më datë 18 maj.

Breazeale ka një rekord prej 20 fitoresh (18 me nokaut) dhe një humbje. Disfata e vetme e 33-vjeçarit është ajo ndaj Anthony Joshua-s, i cili e mundi tre vite me nokaut në raundin e shtatë të duelit.

Dominic Breazeale

Ky lajm është gjithashtu një lajm i keq për të gjithë ata tifozë të boksit që prisnin një përballje të dytë midis Wilder dhe njërit prej dyshes angleze Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Mesa duket të dy boksierët kanë vendosur që ta shtyjnë për një datë tjetër duelin e dytë. Ndërkaq, pritet që në ditët në vijim të mësohet dhe kundërshtari i ardhshëm i Tyson Fury-t.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.