Wenger motivon Ozilin: Duhen më shumë …

0

 

Në orën 18:30 sot Arsenali pret në “Emirates Stadium” skuadrën e Evertonit. “Topçinjtë” psikologjikisht nuk kanë qenë kurrë më mirë, pasi vijnë pas një fitoreje të madhe kundër Bajernit në Champions League (2-0). Pse fitore e madhe? Sepse gjermanët sivjet nuk kishin barazuar (dhe jo më humbur) asnjë ndeshje deri në përballjen me Arsenalin.

Venger – Trajneri Arsen Venger ka thënë se skuadra e tij është në gjendje të mirë fizike për të përballuar me sukses Evertonin, por dëmtimet natyrisht që kurrë nuk “shporren” nga fati i keq i këtij ekipi. “Për ne kjo është sfida e dytë e javës, por nuk ka asnjë justifikim pas ndeshjes me Bajernin. Mendoj se euphoria e fitores na ndihmon dhe energjitë veçse shtohen”, – tha fillimisht tekniku francez, i cili u përpoq të motivojë një nga yjet e skuadrës. Ai është Mesut Ozil. Sipas Vengerit, mesfushori turko-gjerman duhet të shënojë më shumë gola. Ozil ka shënuar në fitoret e fundit të skuadrës ndaj Junajtidt dhe Bajernit, dy ndeshje të mëdha, gjë që e ka shtyrë francezin që të kërkojë më shumë paraqitje të tilla. “Një lojtar i atij kalibri duhet të shënojë më shumë gola dhe të asistojë më shumë. Ai është lojtar i klasit botëror”, tha Venger.

Koshjelni – Mbrojtësi kryesor i Arsenalit, Lorent Koshjelni, ka deklaruar se nuk ka arsye për t’u larguar. “Kam gjithçka për të qenë i lumtur këtu. Nuk kam arsye për t’u larguar nga Arsenali”, u shpreh francezi fiks para ndeshjes me Evertonin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.