Warriors vuajnë ndaj Kings, Antetokounmpo udhëheq Bucks

Golden State Warriors kanë fituar sërish dhe këtë e kanë bërë ndaj Sacramento Kings me rezultatin 117-116. Kampionët në fuqi ndalën aksionin e fundit të miqve dhe triumfuan. Kevin Durant ishte i pandalshëm me 44 pikë, 7 asiste dhe 13 topa të rikuperuar. Edhe Thompson ishte në një ditë të mirë, duke realizuar 31 pikë.

Milwaukee Bucks likuiduan San Antonio Spurs, në një ndeshje ku shkëlqyen Giannis Antetokounmpo (34 pikë, 8 asiste, 18 topa të rikuperuar) për vendasit dhe DeMar DeRozan (34 pikë, 7 asiste, 4 topa të rikuperuar) i miqve. Bucks ishin më lart dhe fituan 135-129.

Moment i mirë për Cleveland Cavaliers, që morën fitoren e dytë radhazi. Houston Rockets u thyen, edhe pse James Harden shënoi 40 pikë dhe dha 13 asiste. 117-108 ishte rezultati i takimit. Denver Nuggets ka kaluar në renditje Oklahoma City Thunder, pasi e ka mundur 98-105.

Minnesota Timberwolves ka bërë detyrën kundër Chicago Bulls, teksa ka fituar 111-96. Karl-Anthony Towns shkëlqeu me 35 pikë dhe 22 topa të rikuperuar. Një dorë ia dha edhe Derrick Rose, me 22 pikët e realizuara.

Ka fituar edhe Washington Wizards, që ndaj New Orleans Pelicans ka bërë një periodë të katërt perfekte dhe me rezultatin 124-114 ka dalë më kokën lart nga kjo ndeshje. Ecuri e mirë e Dallas Mavericks së fundmi. Skuadra teksane kaloi me sukses Boston Celtics me shifrat 113-104.

Cleveland Cavaliers-Houston Rockets 117-108
Oklahoma City Thunder-Denver Nuggets 98-105
Minnesota Timberwolves-Chicago Bulls 111-96
Washington Wizards-New Orleans Pelicans 124-114
Milwaukee Bucks-San Antonio Spurs 135-129
Dallas Mavericks-Boston Celtics 113-104
Golden State Warriors-Sacramento Kings 117-116

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *