Warriors “të vegjël” para James Harden, Nuggets rikthehet te fitorja

Moment jo për Golden State Warriors. Kampionët në fuqi janë mundur nga Houston Rockets 107-86, në një ndeshje ku Kevin Durant realizoi vetëm 20 pikë. Pa Stephen Curry, Warriors kanë pasur luhatje kohët e fundit dhe kjo humbje ishte e katërta sezonale për ta. James Harden ishte ai që bëri diferencën dhe i dha fitoren Rockets.

Denver Nuggets janë rikthyer te fitorja dhe në mënyrë më bindëse, pasi kanë triumfuar kundër Atlanta Hawks me rezultatin e thellë 138-93. Juan Hernangómez spikati mbi të tjerët, por duhet thënë se ishin plot gjashtë basketbollistë të tjerë që shënuan mbi dhjetë pikë në përballjen e sotme.

Paraqitje të mira të Los Angeles Clippers, që kaluan me sukses San Antonio Spurs. Një paraqitje e mirë në grup për vendasit, teksa Lou Williams shënoi 23 pikë. Më i miri në parket ishte DeMar DeRozan i Spurs. Plot 34 pikë të shënuara prej tij, por në fund Clippers ishin ata që triumfuan.

Houston Rockets – Golden State Warriors 107-86
Denver Nuggets – Atlanta Hawks 138-93
Los Angeles Clippers – San Antonio Spurs 116-111

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *