Warriors rikthehen fuqishëm, Toronto Raptors bie ndaj Nuggets

Toronto Raptors ka ndërprerë serinë e fitoreve, pasi është mposhtur 103-106 nga Denver Nuggets. Disfata e pestë sezonale e kanadezëve, që nuk arritën ta përmbysnin rezultatin pas gjysmës së parë të ndeshjes të mbyllur në disavantazh.  Nikola Jokiç regjistroi “triple double” për miqtë, teksa shënoi 23 pikë, shërbeu 15 asiste dhe rikuperoi 11 topa. Kawhi Leonard, me 27 pikët e tij, nuk e ndali dot humbjen e Raptors.

Golden State Warriors tani po gjejnë ritmin e duhur. 111-128 kanë mposhtur Atlanta Hawks, ndërkohë që në këtë takim shënuesi më i mirë ishte Stephen Curry me 30 pikë. Kevin Durant dhe Klay Thompson realizuan respektivisht 28 dhe 27 pikë. Në rrugë të mbarë edhe Oklahoma City Thunder, që mundi 83-110 Detroit Pistons.

James Harden shënoi 29 pikë kundër Minnesota Timberwolves, që triumfoi 103-91. E habitshme, që Derrick Rose në 25 minuta nuk ka shënuar asnjë pikë. Karl-Anthony Towns ishte lideri, teksa shënoi 24 pikë dhe rikuperoi 11 topa.

Los Angeles Clippers nuk di të ndalet dhe merr fitoren e 16-të kundër New Orleans Pelicans. Një ndeshje që u mbyll 126-129 dhe që u dominua nga Clippers në dy periodat e para. Tobias Harris (27 pikë) dhe Danilo Gallinari (24 pikë) spikatën për skuadrën e tyre, ndërkohë që ata që shënuan më së shumti ishin Julius Randle (37 pikë) dhe Jrue Holiday (32 pikë). Gjithsesi në fund Pelicans dolën të mposhtur.

Detroit Pistons-Oklahoma City Thunder 83-110
Toronto Raptors-Denver Nuggets 103-106
Atlanta Hawks-Golden State Warriors 111-128
Brooklyn Nets-Cleveland Cavaliers 97-99
New York Knicks-Washington Wizards 107-110
Minnesota Timberwolves-Houston Rockets 103-91
New Orleans Pelicans-Los Angeles Clippers 126-129

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *