Warriors kthehen në “bisha”, Toronto Raports janë super

0

Golden State Warriors është në rrugën e duhur, pasi me rezultatin 116-99 ka mundur Minnesota Timberwolves. Kevin Durant mori skenën, me 33 pikë të shënuara dhe 13 rikuperime. Normalisht edhe Stephen Curry (28 pikë, 7 asiste, 9 rikuperime) dha kontributin e tij në triumfin e nëntë sezonal.

Gjithsesi nuk ishte e lehtë për të shkuar te fitorja, pasi Timberwolves pas tre periodave të para kishin shënuar katër pikë më shumë. Kampionët në fuqi treguan “dhëmbët” në periodën e fundit dhe fituan. Miqtë tani duhet të bëjë pa Derrick Rose, i cili u dëmtua në ndeshjen me Warriors.

Los Angeles Clippers kanë mundur lehtësisht Orlando Magic 95-120, ndërkohë që edhe Oklahoma City Thunder ka gjetur kthesën. Fitorja e katërt kundër Washington Wizards. Dallas Mavericks nuk po bëjnë një sezon të mirë. Këtë herë ka qenë New York Knicks që i ka mposhtur teksanët.

Toronto Raptors është në rrugë të mbarë. Kanadezët fituan ndeshjen e tetë ndaj Phoenix Suns me rezultatin 98-107. Fitore e rëndësishme për Memphis Grizzlies ndaj Utah Jazz: 100-110. Houston Rockets dhe Indiana Pacers kanë fituar gjithashtu.

Orlando Magic-Los Angeles Clippers 95-120
Washington Wizards-Oklahoma City Thunder 111-134
Dallas Mavericks-New York Knicks 106-118
Phoenix Suns-Toronto Raptors 98-107
Brooklyn Nets-Houston Rockets 111-119
Chigago Bulls-Indiana Pacers 105-107
Utah Jazz-Memphis Grizzlies 100-110
Golden State Warriors-Minnesota Timberwolves 116-99

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.