Warriors e Bucks të pandalshëm, “goditja” e radhës për Lakers

Golden State Warriors janë treguar të pamëshirshëm edhe ndaj Charlotte Hornets, teksa kanë fituar 110-121. Durant dhe Curry u ndalën në 20 dhe 16 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Klay Thompson me 26 pikë. DeMarcus Cousins gjithashtu ishte në një formë të mirë, teksa veç 24 pikëve, arriti të rikuperojë 11 topa.

Milwaukee Bucks likuiduan 106-117 Chicago Bulls, edhe pse nuk kishin në dispozicion Giannis Antetokounmpo. Khris Middleton dhe Malcolm Brogdon udhëhoqën skuadrën e tyre drejt triumfit. Ata realizuan nga 22 pikë secili.

LeBron James regjistroi “triple-double”: 24 pikë, 11 asiste dhe 12 topa të rikuperuar. Gjithsesi Los Angeles Lakers u mposht nga Memphis Grizzlies me rezultatin 110-105. Mike Conley Jr. ishte shënuesi më i mirë për të dyja ekipet, me 30 pikë.

Houston Rockets ka mundur Atlanta Hawks me shifrat 119-111, ndërkohë që James Harden pas shumë kohësh u ndal së shënuari mbi 30 pikë. Këtë herë ai realizoi vetëm 28 pikë. Trae Young i miqve spikati, pasi arriti të shënojë 36 pikë. Gjithsesi ekipi i tij u mposht nga Rockets.

Charlotte Hornets-Golden State Warriors 110-121
Cleveland Cavaliers-Portland Trail Blazers 110-123
Detroit Pistons-Indiana Pacers 113-109
Brooklyn Nets-San Antonio Spurs 101-85
Miami Heat-Phoenix Suns 121-124
Chicago Bulls-Milwaukee Bucks 106-117
Houston Rockets-Atlanta Hawks 119-111
Memphis Grizzlies-Los Angeles Lakers 110-105
Minnesota Timberwolves-Sacramento Kings 112-105
New Orleans Pelicans-Philadelphia 76ers 110-111
Los Angeles Clippers-Dallas Mavericks 121-112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *