Warriors e Bucks nuk kursejnë asnjë rival, James Harden fantastik!

Triumf i Golden State Warriors me rezultatin 105-115 ndaj Portland Trail Blazers, por skena ishte e gjitha për Damian Lillard. Plot 40 pikë të shënuara prej tij, gjithsesi të pamjaftueshme për të mposhtur kampionët në fuqi. Spikati Klay Thompson me 32 të realizuara, ndërkohë që paraqitje të mira bënë edhe Stephen Curry dhe Kevin Durant. Ata shënuan nga 25 pikë secili. Fitorja e 24-t sezonale për Ëarriors, e marrë ndaj një ekipi që ka fituar 20 takime deri më tani.

Milwaukee Bucks vijon serinë e rezultateve pozitive, teksa ka likuiduar Brooklyn Nets 129-115. Giannis Antetokounmpo regjistroi “triple-double” me 31 pikë, 10 asiste e 10 topa të rikuperuar. Khris Middleton me 29 pikë, si dhe Brook Lopez me 24 pikë dhanë kontributin e tyre në triumfin e Bucks. Shabazz Napier i miqve u paraqit mirë gjithashtu, teksa shënoi 32 pikë.

LaMarcus Aldridge (38 pikë) dhe DeMar DeRozan (25 pikë, 6 asiste, 13 topa të rikuperuar) udhëhoqën drejt fitores San Antonio Spurs, që mposhti Los Angeles Clippers 111-122. James Harden vijon të shkëlqejë. Këtë herë ka shënuar 41 pikë në fitoren 104-108 që Houston Rockets mori kundër New Orleans Pelicans. Jamal Murray me 46 pikët e tij shkëlqeu në fitoren e Denver Nuggets kundër Phoenix Suns me rezultatin 118-122.

Milwaukee Bucks-Brooklyn Nets 129-115
Washington Wizards-Charlotte Hornets 130-126
New Orleans Pelicans-Houston Rockets 104-108
Atlanta Hawks-Cleveland Cavaliers 111-108
Memphis Grizzlies-Boston Celtics 103-112
Utah Jazz-New York Knicks 129-97
Phoenix Suns-Denver Nuggets 118-122
Portland Trail Blazers-Golden State Warriors 105-115
Los Angeles Clippers-San Antonio Spurs 111-122

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *