Warriors bien pa Curry, “tre musketjerët” thyejnë Toronto Raptors

0

Golden State Warriors kanë pësuar humbjen e tretë sezonale me rezultatin 121-116. Pa Stephen Curry, kampionat nuk ia kanë dalë kundër Los Angeles Clippers. Kevin Durant, edhe pse realizoi “triple double” (33 pikë; 10 asiste, 11 rebounde), së bashku me Klay Thompson (31 pikë), nuk e ndihmuan dot skuadrën e tyre të fitonte.

Një ndeshje me një dominancë të lehtë të Clippers në tre periodat e para, por Warrios në periodën e katërt arritën ta çonin ndeshjen në shtesë. Aty më pas vendasit ishin më të zotë dhe realizuan pesë pikë më shumë, duke mposhtur në këtë mënyrë kampionët në fuqi.

Humbje edhe për Toronto Raptors, që deri më tani kishin pësuar vetëm një disfatë. 110-126 u mbyll ndeshje në favor të New Orleans Pelicans. E’Twaun Moore me 30 pikë, Jrue Holiday me 29 pikë dhe 14 asiste, si dhe Anthony Davis me 25 pikë dhe 20 rikuperime, bënë që Toronto Raptors të thyhej në fund të katër periodave.

Washinton Wizards kanë kaluar me sukses Orlando Magic. Gjithçka u vendos në periodën e fundit, pasi tri periodat e para ishin mbyllur të tria me pikë të barabarta. Joel Embiid udhëhoqi Philadelphia 76ers në fitoren 114-124 kundër Miami Heat. Ai shënoi 35 pikë dhe rikuperoi 18 topa.

Chicago Bulls pësuan humbjen e dhjetë sezonale. Dallas Mavericks i mundën 98-103. Fitore shumë e rëndësishme për Utah Jazz. Ata kaluan me sukses Memphis Grizzlies me rezultatin 88-96. Fitore edhe për Minnesota Timberwolves. Titullarët e zakonshëm bënë mirë, duke shënuar të gjithë pikë me dy shifra.

Paul George, me 32 pikë, ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 118-101 që Oklahoma City Thunder mori kundër Phoenix Suns. Sacramento Kings-San Antonio Spurs ishte një përballje shumë e balancuar, që u vendos në periodën e fundit dhe ishin vendasit që arritën të triumfonin me rezultatin 104-99.

Washington Wizards-Orlando Magic 117-109
Miami Heat-Philadelphia 76ers 114-124
Toronto Raptors-New Orleans Pelicans 110-126
Chicago Bulls-Dallas Mavericks 98-103
Memphis Grizzlies-Utah Jazz 88-96
Minnesota Timberwolves-Brooklyn Nets 120-113
Oklahoma City Thunder-Phoenix Suns 118-101
Sacramento Kings-San Antonio Spurs 104-99
Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 121-116

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.