Vushtria shpërthen ndaj Ballkanit: Na mohuat bamirësinë për Shqipërinë, tani i dedikojmë fitoren tonë

Vushtria ka luajtur ndaj Ballkanit kryesues në elitën e futbollit të Kosovës, ku ka fituar me rezultatin 1-0. Faktikisht, Vushtria ishte e dënuar për tifozët dhe kërkoi që ky dënim t’i hiqej, ndërsa lekët e tifozëve të shumtë që do ishin në stadium, t’i dhuronin për Shqipërinë.

Por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Ballkani, pasi do të ishte një faktor kundër tyre sa i përket atmosferës në stadium. Në kushte të tilla, FFK vendosi që të respektonte dëshirën e skuadrës tjetër. Menjëherë pas fitores së arritur, Vushtria ka shpërthyer me deklaratën e dhënë:

“Na u mohua solidariteti, na u mohua qëllimi i mirë, na u mohua bamirësia. Por shpërblimi erdhi. Fitorja i dedikohet Forcashave për punën e madhe që kanë bërë gjatë javës duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri”. /Sport Ekspres/