Vukashin Tomiç, një gjigant serb për Flamurtarin

0

Qendërmbrojtësi me karrierë të gjatë ka firmosur mbrëmë me klubin vlonjat, duke u zyrtarizuar kështu si blerja e katërt. Edhe kosovari Lorik Maxhuni është shumë pranë kuqezinjve

Elton Nika

Dje në mbrëmje Flamurtari ka bërë blerjen e radhës. Klubi vlonjat ka firmosur me qendërmbrojtësin serb Vukashin Tomiç, lojtarin 27-vjeçar që ka luajtur me disa skuadra në vendin e tij, ndërkohë që ka pasur një përvojë edhe në Rumani, me Universitatea të Krajovës. Ai vjen nga Napredak Krushevac, ndërkohë që duhet përmendur fakti se më parë ka qenë edhe kapiten i Jagodinës. Vlonjatët ishin në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ai është Tomiç, i cili do të përbëjë dyshen e qendrës bashkë me kosovarin Avni Pepa. Në këtë mënyrë, plotësohet reparti i prapavijës dhe trajneri Ernestino Ramela mund të rrijë i qetë në këtë drejtim dhe të mendojë tani e tutje vetëm për sulmin. Nga vlonjatët konsiderohet një blerje me vlera, pasi Tomiç ka përvojën e duhur për ta ndihmuar Flamurtarin në objektivin që ka për Kupën e Shqipërisë dhe për një vend sa më të mirë në Superligë. Duke iu referuar deklaratës së presidentit Idrizi, mbeten edhe dy blerje të fundit, që Flamurtari të mbyllë merkaton e dimrit.

MAXHUNI – Një tjetër blerje për vlonjatët është edhe kosovari Lorik Maxhuni, edhe pse ky i fundit nuk është zyrtarizuar. Mesfushori 22-vjeçar ka rënë parimisht dakord me drejtuesit e klubit kuqezi dhe pritet të firmosë kontratën ditët në vazhdim. Maxhuni ka luajtur në Austri, me GAK-un, dhe në Kosovë me Ferizajn e së fundit me Drenicën. Drejtuesit vlonjatë kanë qenë mjaft aktivë në merkaton e dimrit, ashtu si dhe kishin premtuar.

Skeda e Tomiçit

Emri: Vukashin Tomiç

Datëlindja: 8 prill 1987

Vendlindja: Krushevac, Serbi

Gjatësia: 1.98 m.

Pozicioni në fushë: Qendërmbrojtës

Karriera

2005-2008  Napredak Krushevac

2005-2006 Trayal Krushevac (i huazuar)

2006-2008 Kopaonik Brus (i huazuar)

2008-2010 Jagodina

2010 -2011      Mladost Luçani

2011-2013 Jagodina

2013       Taraz (i huazuar)

2014      Universitatea Krajovë

2014      Napredak Krushevac

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.