Vuçiç trondit Joviç: Do pendohet për atë që bëri! E arrestojmë nëse del, milionat nuk kanë rëndësi

Luka Joviç ishte kryefjala e ditës së sotme në mediat serbe dhe spanjolle. Kjo pasi lojtari do të thyente karantinën për të mbërritur në datëlindjen e së dashurës së tij në Beograd, duke thyer të gjitha rregullat. Në një intervistë të fundit, vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur ashpër duke kërcënuar edhe me burgim.

“Njëri lojtar është në hotel, Nikolic i Ascolit dhe tjetri, Luka Joviç, është në shtëpinë e tij. Nëse njëri prej tyre do të largohet atëherë do të arrestohet. Mendoj se të dy do të pendohen për atë që kanë bërë, por unë dua ua bëj të qartë se jeta e njerëzve tanë është më e rëndësishme se milionat e tyre. Pavarësisht gjithçkaje, ne nuk do të kryqëzojmë askënd”, ka thënë Vuçiç. /Sport Ekspres/