Vucaj: Dua të kthehem ai i Laçit. Loja e mirë duhet të presë

Mesfushori i Vllaznisë, Erjon Vucaj, shkëlqeu sot në sfidën kundër Teutës, duke qenë vendimtar me pasimet e tij dhe duke dhënë sinjale se po kthehet ai i shkëlqyeri i Laçit, pas disa sezonesh të vështira.

“Të them të drejtën, që kur kam ikur nga Laçi, nuk kam qenë në formën time më të mirë, si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë. Tani shpresoj të kthehem ku duhet.

“Festë pas fitores? Jo, asgjë e tillë, sepse na duhen edhe disa fitore të tjera. Renditja nuk na lejon të festojmë, mjafton ta shohësh, jemi ende aty poshtë.

“Nuk shkëlqejmë në lojë? Nuk jemi ende të qetë, renditja nuk është ende ajo që duam, që të jemi më të qetë dhe të mendojmë edhe për një lojë të mirë, pa pasur presion psikologjik.

“Synimet? Nuk e shohim renditjen për lart, së pari duam të dalim nga situata ku kemi qenë kohët e fundit, ndaj i marrim ndeshjet një nga një”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *