Vuan, por nuk bën hap të gabuar! Interi fiton në ndeshjen ku dëgjohej vetëm Konte, i afrohet vendit të dytë

Interi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Sampdorias, në një përballje që kishte dy fytyra për zikaltrit. Në pjesën e parë arritën që të shënonin me Lukakun dhe Martinez, duke krijuar përshtypjen se kjo ndeshje do të ishte shumë e thjeshtë. Por me nisjen e së dytë, Thorsby i ngushtoi diferencat në 2-1.

Në minutat e mbetura zikaltrit do të vuanin disi nga kundërshtari që kërkoi barazimin, por pa ia arritur dot objektivit. E sigurisht që një stadium të boshatisur dhe ku luan Interi, kush mund të dëgjohet më tepër veçse Antonio Conte-s? Zëri i trajnerit triumfonte mbi të tjerët, me këshillat e dhëna për futbollistët e Interit.

Pas kësaj fitore zikaltrit i afrohen edhe më tepër vendit të dytë që mbahet Lacio, ndërsa gjenden 5 pikë larg tyre dhe 6 nga Juventusi që gjendet në kryesim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *