Vuajtjet e një futbolliisti, Obamejeng rrëfen rrugën drejt majës

Të bëhesh futbollist mund të themi se është një ndër gjërat më të vështira. Duhet të bësh një jetë më valixhe në krahë, duke udhëtuar nga një qytet në tjetrin, apo të stërvitesh në shi e në breshër për të mos humbur formën fizike. Të largon nga familja dhe bën që ta sakrifikosh shkollën për të arritur ëndrrën e jetës. Dikush nuk arrin ta mbajë gjithë këtë presion dhe e ndërpret “udhëtimin” e tij të vështirë.
Pier Emerik Obamejang është nga ata, që nuk janë dorëzuar, por e kanë finalizuar me sukses gjithë atë djersë, stres e mund që i ka dhuruar jeta në përmbushjen e ëndrrës së tij, “Të bëhet një futbollist”. Nëse dikush thotë se futbollistët paguhen më shumë se ç’duhet, nuk e kupton aspak atë se ç’kanë hequr për t’ja arritur kësaj dite.

Obamejang në një intervistë tregon se ishte gati të hiqte dorë nga dashuria e tij më e madhe, futbolli. Vështirësitë e mëdha, problemet në gjurin e tij dhe jeta aspak e ngjashme me fëmijët e tjerë e mundën admirimin e tij për këtë lojë. Babai i tij këmbënguli në arritjen e asaj ëndrre dhe e shtyri të ketë më shumë kurajo dhe guxim.

“Kur isha fëmijë lëviznim shumë. Kam luajtur futboll për Nice, Laval dhe Rouen. Ishte mjaft e vështirë të lëvizje aq shumë, por tani ja ka vlejtur. Kisha probleme me gjunjët dhe nuk mund të luaja në maksimumin tim. Ishte një moment kur mu largua dashuria për futbollin.”

”Nuk kisha një klub, nuk kisha shkollë, isha vetëm në shtëpi, duke u munduar të mendoj pozitivisht. Ideja se nuk i dihet se ç’ndodh në jetë më shtyri të stërvitesha më shumë. Pas gjashtë muajsh stërvitje babai më siguroi të filloja karrierën time si profesionist të Bastia”, u shpreh 29-vjeçari.

DENIS LALA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *