Vritet futbollisti i kombëtares së Panamasë

0

Një ndër futbollistët më të njohur të kombëtares së Panamasë në futboll, Amilkar Henrikez, ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua me armë në provincën e Kolonit, në Panama.

Policia konfirmoi se 33-vjeçari mbetet i vdekur, pasi nga një makinë në ecje u lëshua një breshëri plumbash, ndërsa mesfushori ishte duke dalë nga banesa e tij.

Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa Henrikez vdiq ndërsa ishte duke u transportuar për në spital.

Mesfushori veteran i klubit panamez Arabe Unido ka luajtur 75 herë me kombëtaren e Panamasë, me të cilën luante prej vitit 2005.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here