Vrasje në stadium, Argjentina tronditet sërish

0

Në Argjentinë nuk ka paqe dhe tribunat e stadiumeve thuajse çdo javë kthehen në arena përleshjesh të frikshme.

Ngjarja e fundit është e tnerrshme: një tifoz humbi jetën në ndeshjen Belgrano-Tazheres dhe historia është tragjike.

Emanuel Balbo, vetëm 22 vjeç, ishte duke parë ndeshjen në tribunën e tifozerisë vendase, kur pa Oskar Gomez, një ndër personat që në nëntor 2012 i morën jetën vêllait 14-vjeçar të Emanuel Balbos, si dhe shokut të tij. Të dy po udhëtonin me motor, kur dy makina që bënin gara i goditën dhe i lanë të vdekur.

Emanuel Balbo vrapoi drejt personit që akuzohet për vrasjen e vëllait, por krimineli ishte me shumë shokë në stadium dhe bërtiti: Po më sulmon një tifoz që ka tatuazh stemën e Tazheresit!

Aty Emanuel Dias u rrethua nga turma dhe për të shpëtuar u hodh nga tribuna, por nga lartësia e madhe ra keq dhe u plagos rëndë.

Pas një nate në reanimaciom, mjekët e deklaruan të vdekur klinikisht.

E tmerrshme!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here