Vrasës, banditë, fise, por edhe spiunë nazistë: Historia e pabesueshme e Botërorit të harruar në “Tokën e Zjarrit”

Anton Cicani

Një skelet njerëzor i gjetur në mes të fosileve të dinosuarëve në gërmimet paleontologjie në Villa El Chocon, në Patagonian Argjentinase. Përkrah tij, një kamera model i viteve 40’ që ka ruajtur për thuajse 60 vjet dokumentet e jashtëzakonshme me vlerë historike… Mijëra kilometra larg Europës, përtej Oqeanit, u zhvillua një event që edhe sot quhet “Botërori i harruar” dhe organet nuk e kanë njohur… Jo vetëm kaq, por në finale pati një përmbytje në Patagonia (19 dhjetor 1942), duke provokuar edhe shembjen e stadiumit, që edhe sot është mbuluar nga myku dhe mbetjet e asaj kohe në brendësi të tij…

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota vendosi që në vitin 1942 kampionati të mos organizohej. Shumë arsye, disa të drejta, ndaluan kombet që të bashkoheshin për të zhvilluar manifestimin më të rëndësishëm sportiv në botë, teksa vetëm katër vite më parë, Italia kishte triumfuar në Francë. Por, një grup atletësh që vinin nga gjysma e botës, u vendosën bashkë me vullnetin e kokëfortit kontit Vladimir Otz, i pasuri me origjinë ballkanike, ministër i mbretit të katërt të Patagonia, që ishte në mërgim në Paris dhe i dashuruar pas futbollit.
Mik i themeluesit të FIFA-s (organizmi më i lartë) Zhyl Rime, konti Otz donte me çdo kush që të organizohej eventi dhe që të merrnin pjesë futbollistë me origjinë dhe përkatësi ndryshe.

Një rrëfim i jashtëzakonshëm iu bërë nga Osvaldo Soriano, gazetari dhe shkrimtari argjentinas, që tregon këtë botëror të vitit 1942 që kurrë nuk u njoh… Ka xhiruar, madje, në Europë një dokumentar mbi këtë histori misterioze. Një film, “Il mundial dimenticato”, i frymëzuar nga tekstet e Sorianos dhe kërkimeve të bëra nga regjistët, Lorenco Garcela dhe Filipo Maçeloni, dhe producentët, në tokën argjentinase dhe në arkivat e Romës. Guida e dëshmive dhe prania e personazheve si Geri Lineker, sulmuesi i Anglisë në vitet ’80, apo Zhoao Avelanzh, presidenti historik i FIFA-s, Daruin Pastorin, shkrimtar, por edhe personalitete të tjera, kanë lejuar rikuperimin e informacioneve dhe dokumenteve të çmuara, në mënyrë që të tregohej, nëpërmjet një xhirimi mes dokumentarit dhe trillimit, një ngjarje që ndoshta ende sot shihet me kureshtje.

Kombetarja e Gjermanise naziste

Historia e filmit nis me gjetjen e një kufome, në gërmimet e bëra në Villa El Cholcon dhe duket se janë kockat e Guijermo Sandrinit, kinooperator me origjinë italiane që iu dha përgjegjësia nga konti Otz që të filmonte ndeshjet në Patagonia. Një komples i pasur xhirimesh me anekdota, intervista, dëshmi dhe skena të “përjetësuara” në “Toën e Zjarrit”, vend ende i paeksploruar, për shkak të strukruës së ashpër dhe egër gjeologjike.

Nga të gjithë i cilësuar si një dokumentar jo dokumentar, “Mundiali” i harruar kalon mes trillimit, fantazisë dhe skenave të improvizuara, por që tregojnë një fije të vërtete. Në mes, një botë e tëra: futbollistë profesionistë, amatorë, kërkues të arit, fiset indigos mapuches, akrobatë, revolucionarë në mërgim, madje edhe keqbërës refugjatë në Patagonia. Tregohet se konti Otz kishte “rekrutuar” edhe Uilliam Kasidi, i biri i të famshmit Batç, që, si i ati, kishte grabitur banka, sulmuar trena, duke u bërë “i shumëkërkuar” me shifra marramendëse, në shpalljet e vendosura kudo.
Një kompeticion, thuajse klandestin, me objektivin për të çuar topin në ato anë, mes zhvillimesh politike, historike dhe sportive. Pra, thuajse “privat”, larg zhurmës, qytetërimit të vërtetë dhe kërcënimit nazist.

Prifterinj polake ndaj elektroteknikeve gjermane ne nje miqesore perpara boterorit

Patagonia në ato vite ishte një vend eksperimentimi dhe rigjetje, i lindur thuajse rastësisht, rreth qëllimeve dhe modalitetit të Kontit të Otz. Pavarësisht Gjermanisë së Hitlerit, lajmit për të çuar një përfaqësuese në një organizim zyrtarisht kurrë të njohur, mendoi të “riprodhohej” menjëherë, edhe aty, një fuqi universale, duke përfituar nga rasti për të bërë propagandë edhe në ato anë të paeksploruara.

Hitleri donte te ndertonte linja telefonike per te pasur kontakte nga Gjermania ne Argjentine. Ishte hera e pare qe po arrihej nje lidhje transoqeanike

Gijermo Sandrini nxorri nga cilindri i tij një personazh krijues dhe të paparashikueshëm në një seri të gjatë, sepse donte të prodhonte filmato të mëdha, që të mos “flisnin” vetëm për futboll, por edhe panoramikë e detajeve për atë që do të ndodhte në ato anë…

Shkrimtari Osvaldo Soriano

Mes disidentësh të arratisur, anarkistë, të kërkuar, ushtarë dhe punëtorë, Sandrini kishte në krah të bijën e Kontit Otz, të bukurën Helena, për të cilën u rrëfye se ishte në lidhje dashurore me sulmuesin e Gjermanisë, Klaus Kramer, të cilin Hitleri e dërgoi si spiun. Jo vetëm kaq, por edhe një hindu i Mapuches fitoi zemrën e Helenës.

Fiset Mapuches arriten ne finale

Sport dhe ndjenja, mister dhe shumë aksion vizionar, kinema dhe politikë, në një event që kaloi në heshtje. E të mendosh që në ato anë, në Villa El Chocon, gërmimet zbuluan dhe se finalja kurrë nuk u zhvillua. Një përmbytje e madhe si pasojë e stuhisë dhe shiut shkatërroi stadiumin përpara finales, më 19 dhjetor 1942…

Dy banditet e shumekerkuar, Sundance Kid (m) dhe Butch Cassidy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *