Votëbesohet Shevçenko, Henri ofertë nga Anglia

0

Andrij Shevçenko është një idhull në Ukrainë dhe në Milano. Tashmë ish-sulmuesi është në krye të kombëtares së tij si trajner. Edhe pse nuk u kualifikua në “Rusi 2018”, drejtuesit e Federatës Ukrainase të Futbollit kanë besim tek cilësitë e Shevës.

Ky besim është shprehur me vendimin për t’i rinovuar kontratën deri në vitin 2020, ndërkohë që ish-sulmuesi do të ketë sërish si krahun e tij të djathtë italianin Mauro Tasoti. Shevçenko e mori drejtimin e Ukrainës në korrik të vitit 2016.

Ndërkohë së fundmi i është ofruar kontratë edhe një ish-sulmuesi të famshëm. Thierri Henri, i cili i është futur fushës së trajningut, kërkohet nga Aston Villa. Francezi ishte në Botëror si asistent i Roberto Martinez te Belgjika dhe u rendit në vendin e tretë në këtë turne.

Më parë është lakuar si një kandidat për të marrë drejtimin e Arsenalit, por Henri nuk e ka parë veten gati për të ndërmarrë një aventurë e tillë. Ndoshta Aston Vila në Championship do ishte një pikënisje e mirë për francezin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.