Vorbulla e portierëve, Kurtua në Madrid

Kalimi i portierit Kepa në Londër i hap udhë transferimit të Tibo Kurtuas tek Real Madrid. “Gardiani” belg e ka shprehur hapur se do të kalojë tek skuadra kampione e Europës.

Nesër pritet që 26-vjeçari të udhëtojë nga Belgjika në Madrid, për të nënshkruar kontratën e re ashtu siç raporton “SkySports”. Lojtari në fjalë prej dy ditësh nuk është paraqitur në stërvitje me Çelsin duke e kërkuar me çdo kusht largimin nga Londra.

Ky transferim pritet që t’i kushtojë realit 39 milion euro, por pjesë e marrëveshjes do të jetë dhe Mateo Kovaçiç, i cili pritet që të bashkohet me skuadrën e Mauricion Sarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *