Vonuan lojën kundër Liverpulit, Kovaç: E dini zakonin!

Pas ndeshjes Liverpul-Bajern, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop tha se nuk e kishte parë asnjëherë Bajernin të mbrohej në atë mënyrë siç u mbroj në “Anfield Road” të martën.

Homologu i tij, Niko Kovaç pranoi se Bajerni i tij mori një rezultat shumë të mirë në një fushë të vështirë, si dhe foli për vonesat e lojës që bënë lojtarët bavarez, duke thënë se ky është futbolli:

“Vonesat e lojës? E dini zakonin. Kështu bën çdo skuadër që ndihet e avantazhuar dhe nuk jemi ne të parët. Ky është futbolli. Jam i sigurt që edhe Liverpuli do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë. Ne mendojmë vetëm për kualifikimin dhe kemi kaluar gjysmën më të vështirë. Tani, i presim në Gjermani”,- u shpreh Kovaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *