Vonesa në punime, Totenhemi… si ekipet shqiptare

Kur drejtuesit e Totenhemit hapën punimet e stadiumit të ri, ata u premtuan tifozëve se sezoni 2018/2019 do i gjente ata në shtëpinë e re. Por, siç ndodh shpesh në të tilla projekte, afatet jo gjithmonë respektohen.

Drejtori i klubit londinez Daniel Levi ka lidhur një kontratë të re me federatën angleze, që ka në pronësi stadiumin “Wembley”, ku skuadra e tij luajti gjatë të gjithë sezonit të shkuar. Ekipi i “Gjelave” pritet të luajë në “Wembley” deri në muajin janar. Por, shumë tifozë kanë frikë se çelja e stadiumit të ri do të shtyhet për sezonin e ardhshëm duke parë ritmin e ulët të punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *