Vonesa avionësh, grupi jo i plotë

0

Xhani de Biazi dje nuke  ka patur grupin e plotë në dispozicion, pasi mungonin dy lojtarët e Terek Groznit Odise Roshi dhe Bekim Balaj, si dhe mesfushori i San Hoze, Jahmir Hyka. Të tre lojtarët do të jenë të gatshëm për trajnerin në ditën e sotme, teksa udhëtimi i tyre ka zgjatur më shumë sesa parashikimi.

Sakaq, lojtarët janë dukur të qeshur në këtë ditë të parë, pasi ritakimi ndodh pas më shumë se 4 muajsh, që nga sfida ndaj Izraelit më 12 nëntor, kur pësuam një humbje të rëndë. Menjëherë lojtarët kanë nisur detyrat, teksa janë parë të veçuar Ansi Agolli dhe Amir Abrashi, me kapitenin e kuqezinjve që vjen nga sfida e kampionatit e luajtur të dielën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here