Volejboll, Studenti rrëmben Kupën e Shqipërisë

0

Studenti nuk e lëshon Kupën e Shqipërisë në volejbollin e meshkujve. Skuadra e Ylli Tomorrit mbrojti me sukses trofeun që në këto dy dekadat e fundit mban thuajse ekskluzivisht emrin e saj duke siguruar Kupën e 15 të Shqipërisë në historinë e klubit, e 13 e fituar në këto 15 vitet e fundit për Studentin.

Ekipi që dominon volejbollin e meshkujve mposhti 3-0 në finale farka Volej, surprizën e bukur të këtij sezoni që merr pjesë për herë të parë këtë vit në kampionatin e të rriturve duke arritur deri në fund të rrugës në Kupë. Përballë eksperiencës dhe kualitetit të Skënderbeut, gjithsesi kurajoja dhe freskia e Farka volej nuk mjaftoi, me ekipin e Ylli Tomorrit që e kishte vlerësuar maksimalisht kundërshtarin duke treguar muskujt që në setin e parë duke marrë kryesimin 13-7 , për të mos e ulur ritmin deri në fund, kur një bllok i Studentit mbylli setin në shifrat 25-15. Fillimi i setit të dytë ishte më i miri për skuadrën e trajnerit Dritan Bardhi që mori kryesimin për herë të parë dhe të vetme fillimisht 4-0 dhe më pas 7-3 , megjithatë eksperienca e Studentit me dy senatorë si Tukseferi e Gorenca por dhe kualitetin e dy bullgarëve Vuldiev dhe Vasiliev bëri edhe një herë diferencën, me Studentin që përmbysi gjithshka për të marë kryesimin në 18-14 për ta dominuar pjesën e mbetur.

Një shërbim i humbur i Farka Volej i dha Studentit mundësinë e set point dhe direkt nga shërbimi Vuldiev mbulli fraksionin me ezultatin 25-17. Në setin e 3-të kampionët në fuqi thelluan epërsinë duke gjetur menjëherf avantazhin 6-1 dhe takimi vijoi me një drejtim të vetëm, aq sa trajneri Ylli Tomorri kishte lluksin e zëvendësimeve për ti dhënë kënaqësinë e aktivizimitt të gjithë lojtarëve duke e mbyllur setin me diferencë të thellë 25-9 e një 6-she krejt tjetër  në parket. Studenti në këtë mënyrë siglon emrin e tij në edicionin e 60-të të Kupës së Shqipërisë, ndërsa për Farka Volej ekipin e krijuar vetëm para 6 vitesh dhe që ka një mesatare moshe prej 18 vjec, padyshim që një fitore mund të konsiderohet arritja deri në finale. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here