Volejboll, Studenti e Farka Volej në finalen e Kupës

0

Farka Volej bëri mrekullinë duke siguruar finalen e parë në histori të Kupës së Shqipërisë, ku do të gjejë përballë Studentin. Një fitore 3-2 me sete ndaj Tiranës, që pak kush e priste, por që në fakt erdhi pas lojës në grup të jashtëzakonshëm të skuadrës së Bardhit, që me një moshë mesatare prej 18 vjetësh arriti të mundë një klub me traditë si Tirana.

Loja e Kocit, Qepës e Metanit spikati që në fillim te ekipi i Farka Volej, që arriti të sigurojë një shkëputje që në setin e parë por eksperienca e Tiranës bëri që rezultati të kthehej me bardheblutë që fituan 27-25. Freskia e skuadrës së Farkës u bë evidente në setin e dytë, të cilin djemtë e Bardhit e fituan 25-19, ndërsa dhe në setin e tretë dominuan duke triumfuar 25-22. Në setin e katërt Farka Volej u shkëput menjëherë me një 8-3, por eksperienca e Tiranës bëri që shifrat të kthehesin me bardheblutë që fituan 25-23 në fund. Seti i fundit ishte shumë i luftuar. Me rezultatin 14-13, Tirana anulloi match pointin e parë, por Farka megjithatë nuk ra pre e emocioneve duke fituar në fund 16-14, për finalen e parë të Kupës së Shqipërisë në historinë e saj të shkurtër 6 vjecare. Studenti në krahun tjetër arriti të fitojë 3-1 ndaj Teutës. Përvoja e lojtarëve të ekipit të Tomorrit bëri diferencën, sidomos pas humbjes së setit të parë me rezultatin 25-23. Në setin e dytë ekspeerienca e Tukseferit, ndihmoi Studentin të fitonte lehtësisht 25-17, ndërkohë që në setin e tretë gjithcka ishte e ekuilibruar deri në rezultatin 15-15, përpara se Studenti të shkëputej për fitoren 25-21. Seti i fundit gjithashtu nisi më mirë për Teutën që u shkëput deri në 18-14, por pushimi i kërkuar nga trajneri Ylli Tomorri rezultoi vendimtar, pasi nga ky moment Studenti jo vetëm ktheu rezultatin duke fituar 25-21, por gjithashtu arriti të fitojë dhe krejt takimin 3-1 me sete dhe këtë të shtunë do të përballet me Farka Volej në finalen që do të luhet në orën 18 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” e do të transmetohet live dhe në Supersport 3. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here